Zhvillohet Forumi i Zhvillimit Rinor Kinë-Vendet e EQL-së
2023-03-28 11:43:28

Të hënën u mbajt në Pekin Forumi i Zhvillimit Rinor Kinë-Vendet e Europës Qendrore e Lindore. Tema kryesore e forumit është "Risitë promovojnë zhvillimin e përbashkët të rinisë".

Në fjalimin e mbajtur në forum, sekretari i parë i Sekretariatit Qendror të Lidhjes së Rinisë Komuniste të Kinës He Junke u shpreh se Kina dhe vendet e EQL-së kanë lidhje të gjata historike, kërkesa të forta për bashkëpunim dhe vullnet të përbashkët për rigjallërim, duke qenë partnere të bashkëpunimit miqësor afatgjatë. Për përballimin e sfidave njerëzore dhe arritjen e paqes e të zhvillimit global, të rinjtë janë forca kryesore.

Përfaqësues të organizatave rinore nga Bosnjë-Hercegovina, Bullgaria, Çekia, Hungaria, Maqedonia e Veriut, Polonia, Rumania, Serbia, Sllovakia etj. vlerësuan lart arritjet e Kinës në mbrojtjen e interesave të rinisë dhe në promovimin e shkëmbimeve ndërkombëtare rinore.

Ky forum është një veprimtari e rëndësishme e Kampit të Shkëmbimeve "Ura e ardhshme" mes të rinjve kinezë e atyre të vendeve të EQL-së. Që nga viti 2017, kampi "Ura e ardhshme" është zhvilluar për 6 vjet me radhë dhe në të kanë marrë pjesë mbi 400 të rinj të vendeve të EQL-së, duke dhënë kontribut aktiv për forcimin e marrëdhënieve të partneritetit dypalësh dhe për promovimin e bashkëpunimit rinor ndërkombëtar. (Fani)