Ministri Peleshi: Shqipëria ka një nga nivelet më të larta të mbështetjes publike për NATO-n
2023-03-27 11:29:27

Foto nga VCG

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi njoftoi se në raportin e NATO-s për vitin 2022 thuhet se Shqipëria ka një nga nivelet më të larta të mbështetjes publike për NATO-n në të gjithë aleancën. 

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ministri Peleshi bën të ditur se Shqipëria beson në rëndësinë e mbrojtjes kolektive dhe rolin që luan Organizata e Traktatit të Atlantikut të Veriut në garantimin e sigurisë, përcjell “RTSH”.

“Si anëtarë krenarë të NATO-s, ne e kuptojmë vlerën e punës së përbashkët me aleatët tanë për të promovuar paqen dhe stabilitetin në rajon, ndaj do të vazhdojmë të tregojmë mbështetjen tonë për NATO-n dhe punën e rëndësishme që kjo alenacë bën”,- shkroi ministri Peleshi. (Fatosi)