Rama: Alpet shqiptare, destinacion i turizmit gjithëvjetor
2023-03-27 10:42:03

Foto nga Facebook Edi Rama

Kryeministri shqiptar Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale pamje nga Alpet, në veri të Shqipërisë.

Ai ka kujtuar se ato janë një destinacion i turizmit gjithëvjetor, i cili ka zënë vend në mediat më të ndjekura botërore duke tërhequr gjithnjë e më shumë turistë të huaj.

Alpet shqiptare shtrihen në veri të lumit Drin dhe në perëndim të rrjedhjes së poshtme të lumit Valbona (degë e Drinit).

Ato përfshijnë pjesën veriore të Shqipërisë dhe zënë rreth 8% të tij.

Alpet kanë pozitë gjeografike tepër të izoluar, sepse rrugët që i lidhin ato me rajonet e tjera të vendit dhe trevat shqiptare jashtë kufirit janë të pakta. (Fatosi)