BE dhe Gjermania ranë dakord për një marrëveshje për heqjen e makinave me lëndë djegëse fosile
2023-03-27 11:38:15

Foto nga VCG

Bashkimi Europian dhe Gjermania njoftuan se kanë arritur një marrëveshje mbi ndërprerjen e planifikuar deri në vitin 2035 të shitjes së makinave që përdorin lëndë djegëse fosile, njofton “Xinhua”.

Një marrëveshje historike për të ndaluar shitjet e reja të makinave me lëndë djegëse fosile nga viti 2035 është çelësi i planit ambicioz të bllokut për t'u bërë një ekonomi neutrale ndaj klimës deri në vitin 2050, me emetime neto zero të gazeve serrë.

Por në një lëvizje të paprecedentë në fillim të këtij muaji, prodhuesi kryesor i makinave, Gjermania, bllokoi marrëveshjen në minutën e fundit pasi ajo ishte miratuar tashmë sipas procesit tradicional legjislativ të BE-së.

Gjermania kërkoi që BE-ja të sigurojë garanci se ligji do të lejonte shitjen e makinave të reja me motorë me djegie që punojnë me lëndë djegëse sintetike, fokusi i marrëveshjes së njoftuar. (Fatosi)