Bashkëpunimi ekonomik Kinë-Brazil lundron në mënyrë të qëndrueshme drejt një të ardhmeje më të ndritshme
2023-03-27 11:06:04

Foto nga VCG

Pas një udhëtimi prej më shumë se një muaji nga Porti Santos, Brazil, një anije mallrash e ngarkuar me 68.000 tonë misër brazilian mbërriti në fillim të vitit një port në provincën Guangdong të Kinës jugore, duke shënuar të parën ngarkesë misri brazilian të importuar në Kinë, shkruan “Xinhua”.

Para kësaj, produktet bujqësore braziliane si soja, pula dhe sheqeri hynë në Kinë dhe fituan popullaritet në mesin e konsumatorëve kinezë.

Mishi i viçit, kafeja dhe propolisi brazilian tërhoqën shumë vizitorë në Ekspozitën e Pestë Ndërkombëtare të Importit të Kinës (CIIE) vitin e kaluar.

Kina ka qenë partneri më i madh tregtar i Brazilit për 14 vjet rresht dhe Brazili është vendi i parë i Amerikës Latine që ka arritur një vëllim tregtar prej mbi 100 miliardë dollarësh me Kinën.

Në vitin 2022, vëllimi tregtar mes dy vendeve ishte 171.35 miliardë dollarë. Kina importoi 54.4 milionë tonë sojë dhe 1.11 milionë tonë mish viçi të ngrirë nga Brazili, duke zënë përkatësisht 59.72 për qind dhe 41 për qind të sasisë totale të importit të tyre, sipas të dhënave nga Administrata e Përgjithshme e Doganave në Kinë.

Produktet bujqësore, mineralet dhe nafta kanë qenë shtylla në bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar midis Kinës dhe Brazilit.

Më 7 shkurt, Banka Popullore e Kinës nënshkroi një memorandum bashkëpunimi me Bankën Qendrore të Brazilit për të vendosur marrëveshjet e kleringut renminbi (RMB) në Brazil. Masa do të përmirësojë efikasitetin tregtar dypalësh dhe do të zbusë rreziqet e jashtme për të siguruar një mekanizëm mbrojtës efektiv për tregtinë midis Kinës dhe Brazilit.

Kina dhe Brazili po eksplorojnë gjithashtu më shumë fusha për bashkëpunim, si inovacioni i shkencës dhe teknologjisë. (Fatosi)