Hidrocentralet e ndërtuara nga Kina lehtësojnë mungesat e energjisë në Afrikë
2023-03-27 10:49:29

Foto nga SASAC

Hidrocentrali Kafue Gorge në Zambia, i ndërtuar nga Kina, u vu plotësisht në funksion në fundjavë, pas ndezjes së gjeneratorit të tij të pestë, njofton “CGTN”.

Termocentrali, i cili ndodhet 90 kilometra në jug të kryeqytetit të Zambias, Lusaka, u ndërtua nga kompania kineze e inxhinierisë dhe ndërtimit të hidrocentraleve “Sinohydro” dhe është financuar nga Banka e Eksport-Importit të Kinës.

Vënia në punë e termocentralit, i cili filloi ndërtimin në vitin 2015, shton 750 megavat energji shtesë në rrjetin kombëtar.

Njësia e parë e hidrocentralit më të madh të Ugandës, e cila u autorizua nga Korporata e Ndërtimit të Energjisë së Kinës, u lidh me sukses me rrjetin kombëtar të Ugandës më 22 mars.

Me kapacitet të plotë, diga Karuma 600 megavat, pjesë e hidrocentralit Karuma, pritet të rrisë kapacitetin e prodhimit të energjisë në Ugandë në afro 1900 megavat. Pritet të kursejë rreth 1.31 milionë tonë qymyr të papërpunuar dhe të reduktojë emetimet e dyoksidit të karbonit me 3.48 milionë tonë në vit, që është e barabartë me mbjelljen e 1.5 milionë pemëve.

Të dy projektet janë pjesë e nismës “Një brez, një rrugë” dhe do të ndihmojnë Zambian dhe Ugandën, si dhe vendet fqinje, të zbusin mungesat e energjisë. (Fatosi)