Rriten eksportet e tekstileve dhe këpucëve nga Shqipëria
2023-03-27 10:20:24

Foto nga ATSH

Eksportet e tekstileve dhe këpucëve, që përbëjnë një zë të rëndësishëm të tregtisë së jashtme të Shqipërisë, gati 28% të vëllimit, vijuan rikuperimin edhe gjatë dymujorit të parë të këtij viti, shkruan “ATSH”.

Referuar të dhënave të publikuara nga Instituti i Statistikave, eksportet e këtij grupi arritën 22.4 miliardë lekë gjatë periudhës janar-shkurt 2023, krahasuar me 20.7 miliardë lekë në dymujorin e parë të 2022-shit.

Industria fason ka një peshë specifike në eksportet shqiptare dhe në punësim.

Kjo industri kontribuon me 38% në totalit të eksporteve dhe angazhon 45% të forcës punëtore.

Falë avantazheve të tilla si, pozicioni gjeografik i vendit, kuadri ligjor me standardet e BE-së, kosto e ulët e transportit dhe infrastrukturës, fuqisë punëtore, e gatshme për të punuar në këtë sektor, por edhe investimeve të larta të kompanive në makineri dhe pajisje, vitet e fundit ka zgjerim të eksporteve drejt tregjeve të reja.

Disa kompani po shkojnë drejt mbylljes së plotë të ciklit. (Fatosi)