Në Haikou të Kinës çelet ekspozita e importit të mallrave dhe pajisjeve sportive
2023-03-26 12:43:14

Foto: Xinhua

Foto: Xinhua

Ekspozita e dytë e importit të mallrave dhe pajisjeve sportive u çel në Haikou, kryeqendra e provincës Hainan të Kinës jugore.

Ekspozita ka tërhequr rreth 300 ndërmarrje dhe shoqata nga 11 vende, duke përfshirë Japoninë, Suedinë, Shtetet e Bashkuara, Gjermaninë, Francën, Austrinë, Korenë e Jugut, Norvegjinë, Australinë, Italinë dhe Finlandën.

Foto: VCG

Foto: VCG

Markat ndërkombëtare janë shprehur optimiste për tregun e konsumit sportiv të Kinës, shkruan “Xinhua”.

Ludwig Meier, një ekspozues nga Gjermania, tha se ai beson se tregu sportiv dhe i kohës së lirë në Kinë do të zhvillohet me një ritëm më të shpejtë. Gjithnjë e më shumë njerëz zbulojnë se duhet edhe një botë aktive sportive.

Xie Jing, një zyrtar i qeverisë provinciale, tha se Hainan do të përpiqet të tërheqë më shumë marka të huaja sportive, për të promovuar konsumin sportiv në Kinë. (Irma)