Qin Gang: Zhvillimi i marrëdhënieve të mira dypalëshe i kërkon SHBA-së të ecë në të njëjtin drejtim me Kinën
2023-03-26 18:37:23

Zhvillimi i marrëdhënieve të shëndosha dypalëshe kërkon që SHBA-të të ecin në të njëjtin drejtim me Kinën dhe qëndrimit të saj të pandryshuar për një zhvillim të shëndetshëm, të qëndrueshëm dhe konstruktiv të marrëdhënieve Kinë-ShBA, tha të shtunën ministri i Jashtëm kinez, Qin Gang.

Foto nga ministria e Jashtme e Kinës

Foto nga ministria e Jashtme e Kinës

Qin i bëri këto komente gjatë një takimi me përfaqësues nga organizatat miqësore amerikane dhe komunitetet e biznesit në Pekin. Duke përshëndetur vizitën e tyre gjatë pranverës, Qin tha se Kina do të vijojë të avancojë hapjen e nivelit të lartë dhe ekonomia e Kinës po sjell një rimëkëmbje të fortë, e cila është një lajm i mirë edhe për komunitetin e biznesit amerikan.

Marrëdhëniet Kinë-ShBA janë marrëdhëniet dypalëshe më të rëndësishme në botë, vuri në dukje kryediplomati kinez, duke shtuar se nga një marrëdhënie e mirë e këtyre të dy vendeve do të përfitojë mbarë bota.

Foto nga ministria e Jashtme e Kinës

Foto nga ministria e Jashtme e Kinës

Ai i bëri thirrje ShBA-së të punojë bashkë me Kinën për të kapërcyer sfidat aktuale dhe për t'u kthyer në një rrugë të shëndetshme dhe të qëndrueshme. Kina mirëpret ndërmarrjet amerikane për të vazhduar zgjerimin e investimeve në Kinë, tha ministri i jashtëm kinez, duke shtuar se pala kineze është e gatshme të ofrojë një mjedis të mirë biznesi për ndërmarrjet nga e gjithë bota, përfshirë ato amerikane. (Li Huailiang/Edmond)