Sondazhi: Mbështetja ndaj Biden në pikën më të ulët të presidencës
2023-03-26 12:46:21

Foto: VCG

Foto: VCG

Tridhjetë e tetë për qind e publikut amerikan që ka marrë pjesë në një sondazh e miratojnë mënyrën se si presidenti i SHBA-së Joe Biden po e trajton punën e tij. Mbështetja po i afrohej pikës më të ulët të presidencës së Biden në sondazhet e kryera nga Qendra për Kërkimin e Çështjeve Publike “Associated Press-NORC”, citon “Xinhua”.

Pikëpamjet se si Biden po e trajton ekonominë kombëtare janë më negative. Vetëm 31 për qind e miratojnë trajtimin e tij me ekonominë e vendit, krahasuar me 68 për qind që nuk e miratojnë.

Shtatëdhjetë e gjashtë për qind e demokratëve të anketuar e miratojnë mënyrën se si ai po e trajton punën e tij si president i SHBA-së dhe 63 për qind e miratojnë trajtimin e tij me ekonominë.

Republikanët vazhdojnë mos të miratojnë performancën e tij në punë dhe trajtimin e tij me ekonominë.

Pikëpamjet për drejtimin e vendit janë më pesimiste se një muaj më parë.

Në përgjithësi, 21 për qind e publikut thonë se Shtetet e Bashkuara po shkojnë në drejtimin e duhur, krahasuar me 28 për qind që thanë të njëjtën gjë muajin e kaluar.

Si demokratët ashtu edhe republikanët kanë më pak gjasa të thonë se vendi po shkon në drejtimin e duhur në krahasim me shkurtin e këtij viti.

Sondazhi u krye nga 16-20 mars. Marzhi i gabimit të kampionimit për të gjithë të anketuarit është plus ose minus 4 pikë përqindje. (Irma)