Kina dhe Hondurasi vendosin marrëdhënie diplomatike
2023-03-26 12:39:42

Ministri i Jashtëm i Kinës Qin Gang dhe ministri i Jashtëm i Hondurasit Eduardo Enrique Reina u takuan të dielën në Pekin dhe nënshkruan “Komunikatën e Përbashkët për Vendosjen e Marrëdhënieve Diplomatike” midis dy vendeve. Në vijim është përmbajtja kryesore e komunikatës.

Sipas komunikatës, Republika Popullore e Kinës dhe Republika e Hondurasit, në përputhje me interesat dhe aspiratat e të dy popujve, kanë vendosur të njohin njëri-tjetrin dhe të vendosin marrëdhënie diplomatike në nivel ambasadori, duke filluar nga data e nënshkrimit të kësaj komunikate.

Të dy qeveritë ranë dakord të zhvillojnë marrëdhënie miqësore ndërmjet dy vendeve mbi bazën e parimeve të respektimit të ndërsjellë të sovranitetit dhe integritetit territorial, mossulmimit reciprok, mosndërhyrjes në punët e brendshme të njëra-tjetrës, barazisë, përfitimit të ndërsjellë dhe bashkëjetesës paqësore, thuhet në komunikatë.

Qeveria e Republikës së Hondurasit pranon se ka vetëm një Kinë në botë, qeveria e Republikës Popullore të Kinës është e vetmja qeveri e ligjshme që përfaqëson të gjithë Kinën dhe Tajvani është një pjesë e patjetërsueshme territoriale e Kinës, thekson komunikata.

Qeveria e Republikës së Hondurasit ndërpreu menjëherë "marrëdhëniet diplomatike" me Tajvanin dhe premtoi se që nga kjo ditë të mos ketë asnjë marrëdhënie e shkëmbim zyrtar me Tajvanin. Qeveria e Republikës Popullore të Kinës e vlerëson këtë qëndrim të qeverisë së Republikës së Hondurasit, thuhet në komunikatë. (Li Huailiang/Edmond)