Industria e pambukut në Kinë promovon zhvillimin me cilësi të lartë
2023-03-26 12:00:26

Foto: VCG

Foto: VCG

Industria e pambukut në Kinë do të vazhdojë të përmirësojë cilësinë e furnizimit për të stimuluar kërkesën e tregut dhe për të promovuar zhvillimin me cilësi të lartë, bëri të ditur Federata e Kooperativave të Furnizimit dhe Marketingut Pankineze, raporton “Xinhua”.

Kina është prodhuesi, importuesi dhe konsumatori më i madh në botë i pambukut, si dhe eksportuesi më i madh i produkteve të tekstilit dhe veshjeve, tha Hou Shunli, zëvendësdrejtor i Këshillit të Federatës në një konferencë vjetore industriale.


Foto: VCG

Foto: VCG

Hou nxiti përpjekjet për të avancuar inovacionin e produkteve, për të rritur kërkesën e brendshme dhe për të aplikuar teknologjitë digjitale në të gjitha hallkat e zinxhirit industrial për të përshpejtuar përmirësimin e sektorit.

“Po ashtu duhet të bëhen përpjekje për të optimizuar shpërndarjen e prodhimit të pambukut, për të siguruar furnizimin e lëndëve të para për industrinë e tekstilit dhe për të vazhduar përmirësimin e qëndrueshmërisë dhe sigurisë së zinxhirit industrial dhe të furnizimit”,- tha Hou. (Irma)