CMG: Nga “gjurmimi politik”në absurditetin dhe ankthin e ShBA-së
2023-03-26 18:35:28

Ditët e fundit në ShBA po përmendet përsëri “gjurmimi politik” i koronavirusit, duke synuar sulmin ndaj Kinës. Në fakt, kjo nuk është hera e parë që ShBA-ja e bën këtë. Në vitin 2021, qeveria amerikane udhëroi agjencitë e inteligjencës që të përgatisnin të ashtuquajturin raport të ri për gjurmimin e koronavirusit. Për rrjedhojë, raporti ishte i mbushur me fjalët “mbase” dhe “ndoshta” dhe u vu në lojë nga bota e jashtme se "nuk thoshte asgjë". Edhe këtë herë, nuk është asgjë tjetër, veçse një ringjallje e farsës politike absurde.

Foto: VCG

Foto: VCG

Gazeta “The Wall Street Journal” citoi një raport sekret dhënë Shtëpisë së Bardhë nga Departamenti amerikan i Energjisë, duke thënë se koronavirusi “ka shumë të ngjarë të ketë rrjedhur aksidentalisht nga një laborator kinez”. Më pas, mediat kryesore amerikane e raportuan pothuajse njëkohësisht. Pas tyre, ambasadori amerikan në Kinë Nicholas Burns dhe drejtori i FBI-së Christopher Wray bënë komente të ngjashme njëri pas tjetrit.

Por në mënyrë absurde vetë Departamenti amerikan i Energjisë e klasifikoi raportin si me “besim të ulët”. Sipas shpjegimit zyrtar të ShBA-së, vlerësimi i “besimit të ulët” zakonisht është për informacion “të pamjaftueshëm, të dyshimtë, të fragmentuar, të paaftë për të nxjerrë përfundime të caktuara  dhe probleme të dukshme në burim”. Kjo do të thotë se autoritetet amerikane, pa asnjë provë, i lëshuan mediave amerikane këtë raport të pabesueshëm për të forcuar teorinë e ashtuquajtur “rrjedhje nga laboratori”. 

Foto: VCG

Foto: VCG

Përse ShBA-ja përsërit këtë farsë absurde të ngjashme me atë në vitin 2021?

Përgjigjen e ka dhënë New York Times: “Politika toksike”. Në fillim të këtij viti, kryetari i ri i Dhomës së Përfaqësuesve të ShBA-së, Kevin McCarthy e bëri të qartë që në fjalimin e tij të parë pas marrjes së detyrës se do të hetonte origjinën e koronavirusit. Mund të thuhet se që kur Partia Republikane mori kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve, ata donin të përdornin "gjurmimin politik" për të treguar një qëndrim të ashpër kundër Kinës dhe fituar pikë në luftën partiake.

Që kur anti-Kina u shndërrua në të ashtuquajturën “korrektesë politike” në ShBA, shumë zëra realë dhe racionalë u shtypën. Në fillim të këtij muaji, komisioni i sapoformuar për epideminë i Dhomës së Përfaqësueve mbajti seancën e tij të parë për të diskutuar origjinën e koronavirusit. Disa ekspertë thanë se pikëpamjet e seancës ishin shumë të njëanshme dhe pothuajse nuk u diskutua për mundësi të tjera përveç "teorisë së rrjedhjes nga laboratori". Disa ekspertë thonë se shumë studiues hezitojnë të flasin publikisht për këtë çështje nga frika e sulmeve ndaj tyre.

Përveç kësaj, ky është edhe një truk i vjetër i administratës amerikane për të larguar vëmendjen publike dhe për të mbuluar dështimet e qeverisjes. Aktualisht në ShBA ka sulme të shpeshta me armë, konflikte të mprehta racore, ndarje sociale dhe inflacion të lartë. Në të njëjtën kohë, janë shtuar edhe tronditjet e fundit në tregun financiar, pasi 2 banka të rëndësishme falimentuan. Në mënyrë, për të larguar vëmendjen dhe shmangur përgjegjësinë, politikanët amerikanë duhet të gjejnë urgjentisht pika të reja referimi.

Foto: VCG

Foto: VCG

Në fakt, nëse politikanët amerikanë këmbëngulin t'i përmbahen teorisë së "rrjedhjes laboratorike", atëherë ShBA-të, si “vendi i parë në botë që nuk arriti të luftonte epideminë”, duhet të hetohen. Në tre vitet e fundit, parandalimi dhe kontrolli i epidemisë në Shtetet e Bashkuara ka qenë plot dyshime dhe OBSH-së nuk i është kërkuar kurrë të dërgojë një ekip ekspertësh. Në veçanti, bashkësia ndërkombëtare ka pyetje dhe shqetësim për Fort Detrick-un, laboratorin biologjik në Universitetin e Karolinës së Veriut dhe mbi 200 baza biologjike ushtarake në mbarë botën. ShBA-të duhet t'i hapin ato sa më shpejt dhe të pranojnë hetimin nga komuniteti ndërkombëtar. (Li Huailiang/Edmond)