Nis në Fuzhou aktiviteti “Kërkimi i gjurmëve të Rrugës Detare të Mëndafshit dhe të kuptuarit e qytetërimit kinez”
2023-03-26 18:24:09

Nisi të shtunën në qytetin Fuzhou të Kinës Lindore aktiviteti ndërkombëtar i shkëmbimit të shkencave humane “Kërkimi i gjurmëve të Rrugës Detare të Mëndafshit dhe të kuptuarit e qytetërimit kinez”. Ky aktivitet katërditor organizohet bashkërisht nga Grupi i Komunikimit Ndërkombëtar i Kinës, Shoqata Ndërkombëtare e Marrëdhënieve me Publikun e Kinës, Zyra e Informacionit e qeverisë provinciale Fujian dhe Zyra e Marrëdhënieve me Jashtë.

Anëtari i Komitetit të Përhershëm të Komitetit të PKK-së në provincën Fujian, Zhang Yan, zv.drejtori i Grupit të Komunikimit Ndërkombëtar të Kinës Lu Cairong, përfaqësues për çështjet evropiane të qeverisë kineze, ish-numri 2 i OKB-së si dhe kreu i Shoqatës Ndërkombëtare të Marrëdhënieve me Publikun i Kinës Wu Hongbo, mbajtën fjalimet e rastit. Të dërguarit e ambasadave në Kinë, gazetarë të mediave të huaja dhe përfaqësues të kinezëve jashtë shtetit morën pjesë në ceremoninë e nisjes.

Në aktivitet u shfaqën dy relikte kulturore të Rrugës Detare të Mëndafshit. Miq të huaj nga Tajlanda, Angola dhe Ukraina, vende përgjatë “Një brez, një Rrugë” dhe që tashmë banojnë në provincën Fujian, ndanë mendimet e tyre për “Rrugën e Mëndafshit”. Provinca Fujian është pikënisje e rëndësishme e Rrugës Detare të Mëndafshit. Dhjetë vite më parë, presidenti kinez Xi Jinping propozoi konceptin e ndërtimit e një “Komuniteti me një të ardhme të përbashkët për njerëzimin”, e cila i jep Rrugës Detare të Mëndafshit një koncept të ri për kohën. Gjatë dekadës së fundit, provinca Fujian ka thelluar vazhdimisht shkëmbimet dhe bashkëpunimin me vendet përgjatë nismës, ka nxitur shkëmbimet kulturore, ka promovuar mirëkuptimin dhe besimin reciprok si dhe respektin e ndërsjellë mes njerëzve të vendeve të ndryshme. Nëpërmjet kërkimit të gjurmëve të Rrugës Detare të Mëndafshit, miqtë nga e gjithë bota mund të ndjejnë sharmin e kulturës së lashtë kineze dhe të shkruajnë bashkërisht një kapitull të ri të kësaj rruge në shekullin e 21-të. (Li Huailiang/Edmond)