Xi: Kina e hapur ofron mundësi zhvillimi për botën
2023-03-26 18:39:20

Foto: VCG

Foto: VCG

Kina do të mbetet e përkushtuar ndaj politikës së saj themelore kombëtare për hapjen ndaj botës së jashtme, do të ndjekë një strategji të hapjes me përfitime reciproke dhe do të vazhdojë të krijojë mundësi të reja për botën me përparime të reja në zhvillimin e saj, tha presidenti kinez Xi Jinping. 

Xi i bëri komentet në një letër urimi për mbledhjen vjetore të Forumit të Zhvillimit të Kinës 2023 (CDF), i cili mbajti ceremoninë e hapjes të dielën në Pekin.

Në letër, Xi vuri në dukje se për momentin ndryshimet e rëndësishme të një shekulli të tillë po përshpejtohen në të gjithë botën, konfliktet dhe trazirat rajonale janë të shpeshta dhe rimëkëmbja ekonomike globale është e ngadaltë. Presidenti kinez shtoi se lehtësimi i rimëkëmbjes ekonomike globale kërkon konsensus dhe bashkëpunim.

Nisma e Zhvillimit Global e propozuar nga Kina ka marrë mbështetje të gjerë dhe përgjigje aktive nga bashkësia ndërkombëtare, tha ai. Kina do të zgjerojë në mënyrë të qëndrueshme hapjen institucionale në lidhje me rregullat, rregulloret, menaxhimin dhe standardet dhe do të punojë me të gjitha vendet dhe të gjitha palët për të ndarë mundësitë nga kjo hapje, shtoi Xi.

Me temën "Rimëkëmbja ekonomike: Mundësitë dhe Bashkëpunimi”, CDF 2023 organizohet nga Qendra Kërkimore e Zhvillimit e Këshillit të Shtetit të Kinës. (Li Huailiang/Edmond)