Kina nxjerr më shumë masa për zhvillimin e pasurive të paluajtshme
2023-03-26 17:34:18

Foto: VCG

Foto: VCG

Kina ka zbuluar masa të reja për të nxitur emetimin e produkteve të Trustit të Investimeve të Pasurive të Paluajtshme (REIT), mes përpjekjeve për të rritur investimet efektive, njoftoi Komisioni Rregullator i Letrave me Vlerë, citon “Xinhua”.

Sipas një qarkoreje të publikuar nga komisioni, Kina do të zhvillojë REIT për infrastrukturën e konsumit që mund të krijojë kushte dhe skenarë të përmirësuar për konsumatorët.

Prioriteti i REIT në infrastrukturë do t'i jepet projekteve të shitjeve tregtare si dyqanet e mëdha, qendrat tregtare dhe tregjet e fermerëve, si dhe projektet e biznesit të komunitetit që kanë të bëjnë me jetën e njerëzve.

Qarkorja bëri gjithashtu thirrje për përpjekje për të optimizuar procedurat e rishikimit dhe regjistrimit dhe krijimin e një mekanizmi për mbikëqyrjen e të gjithë procesit. (Irma)