Gazetari i famshëm investigativ amerikan Seymour Hersh postoi sërish të mërkurën në rrjetet sociale, duke kundërshtuar lajmin se grupi i ashtuquajtur "qeveria proukrainase" kishte shpërthyer gazsjellësin " Nord Stream ". Sipas tij, ky lajm i rremë është krijuar nga Agjencia amerikane e Inteligjencës për të fshehur të vërtetën.
Foto: VCG
Rreth një muaj e gjysmë më parë, Hersh shkroi se administrata e presidentit Biden planifikoi shpërthimin e gazsjellësit “Nord tream” që transporton gazin natyror nga Rusia në Evropë. Këtë herë, Hersh dha një mori detajesh dhe dëshmish. Ai citon burime diplomatike të thonë se gjatë vizitës së kancelarit gjerman Scholz në ShBA në fillim të këtij muaji, ai diskutoi incidentin e shpërthimit të gazsjellësit “Nord Stream” me presidentin e ShBA-së. Më pas, CIA-ja pranoi një detyrë, duke synuar të bashkëpunonte me BND-në gjermane dhe përgatitur një “raportim të bujshëm” për të mbuluar të vërtetën e shpërthimit të gazsjellësit. "CIA filloi projektin për të fshehur urdhërin e presidentit Biden për shkatërrimin e gazsjellësit." - tha personi në fjalë.
Foto: VCG
Nëse postimi i fundit i Hershit është i vërtetë, është edhe më e nevojshme që Kombet e Bashkuara të drejtojnë një hetim ndërkombëtar për incidentin dhe të zbulojë shpejt të vërtetën. Njerëzit kanë vënë re se disa ditë pasi kancelari gjerman përfundoi vizitën e tij në ShBA, gazeta amerikane "New York Times" dhe ajo gjermane "Die Zeit" publikuan pothuajse njëkohësisht raporte se incidenti u shkaktua nga “grupi proukrainas". Të gjithë pyesin: A është kjo një rastësi?
Lidhur me raportin se grupi i ashtuquajtur “proukrainas” shpërtheu gazsjellësin “Nord Stream”, bashkësia ndërkombëtare ka shumë pyetje. Disa ekspertë vunë në dukje se sipërfaqja e dëmtuar e gazsjellësit “Nord Stream" është e sheshtë, gjë që tregon se llogaritjet e eksplozivëve janë mjaft të sakta. Përveç forcave më të mira speciale ushtarake në botë, detyra të tilla janë shumë të vështira të kryhen nga organizata civile.
Duke pare reagimin e qeverisë amerikane, dyshimet shtohen edhe më tepër. Që prej zbulimeve fillestare të Hershit, ka kaluar një muaj e gjysmë dhe Uashingtoni ka qëndruar i heshtur përveç mohimeve të thjeshta. Hersh theksoi së fundmi se sipas një sensi të shëndoshë, presidenti Biden duhet të autorizojë komunitetin e inteligjencës për të përdorur të gjitha burimet dhe kryer një hetim të thelluar të çështjes, por burimet diplomatike shtojnë se presidenti nuk do ta bënte këtë. "Pse? Sepse ai e di përgjigjen”.
Përveç heshtjes, ShBA-të po përpiqet të parandalojnë hetimet përkatëse. Më parë, Rusia propozoi një projekt-rezolutë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, duke kërkuar një hetim ndërkombëtar. Por anëtarët perëndomorë të Këshillit të Sigurimit, përfshi ShBA-të, e kundërshtuan. Pse ShBA-ja u përpoq ta ndalonte?
Foto: VCG
Disa analistë vunë në dukje se duke marrë parasysh historinë e zezë të agjencive amerikane të inteligjencës dhe mediave që bashkëpunojnë vazhdimisht me qeverinë për të fabrikuar gënjeshtra, zbulimet e Hershit janë shumë të besueshme. Nga sajesa e videos siriane të "Helmetave të Bardha" deri te planifikimi i gjurmimit politik të koronavirusit, duket se zbulimi i fundit i Hershit shton prova të reja për gënjeshtrat amerikane.
Nëse vërtetë ShBA-ja është e pafajshme, ajo duhet t'u përgjigjet pyetjeve dhe shqetësimeve të bashkësisë ndërkombëtare dhe të përkrahë OKB-në që të zhvillojë një hetim ndërkombëtar për incidentin. Përndryshe, një heshtje e tillë nuk ndryshon nga pranimi. (Li Huailiang/Edmond)