Raporti i OKB-së: Pa veprime radikale, dy të tretat e botës të pasigurt nga uji pas vitit 2030
2023-03-25 16:33:01

Foto: VCG

Foto: VCG

Dy të tretat e popullsisë së botës do të vazhdojnë të jetojnë në pasiguri nga uji edhe përtej vitit 2030 nëse nuk merren masa radikale, paralajmëruan ekspertët e OKB-së, thuhet në raportin “Vlerësimi Global i Sigurisë së Ujit 2023”, i udhëhequr nga ekspertë në Institutin Universitar të Kombeve të Bashkuara për Ujërat, Mjedisin dhe Shëndetin (UNU-INWEH), citon “Xinhua”.

UNU-INWEH, i themeluar në vitin 1996, është një anëtar i familjes së organizatave të UNU.

Raporti, i publikuar në ditën e dytë të Konferencës së Ujit të OKB-së 2023, siguron një krahasim shumëdimensional të gjendjes së sigurisë së ujit që prek 7.8 miliardë njerëz në 186 vende në mes të Dekadës së Veprimit për Ujërat (2018-2028) dhe Axhendës 2030 për Zhvillim të Qëndrueshëm.

Një njoftim për shtyp që shoqëron prezantimin e raportit u bë e ditur se bota është larg arritjes së Objektivit të Zhvillimit të Qëndrueshëm (SDG) 6, që synon të sigurojë që të gjithë njerëzit të kenë akses në ujë të pastër dhe kanalizime.

Bazuar në vlerësimin e publikuar nga UNU-INWEH, politikëbërësit janë të fokusuar kryesisht në zbutjen e mungesës së ujit në mbarë globin. Autorët argumentojnë se ky interpretim reduktues i sigurisë së ujit e ka nxjerrë botën jashtë rrugës për të përmbushur SDG 6 deri në vitin 2030. (Irma)