CMG-ja hap në Pekin muzeun e zhvillimit të saj
2023-03-25 17:23:19

Në selinë e Grupit Mediatik të Kinës (CMG) të premten u zbulua muzeu që tregon historinë e zhvillimit të saj si një nga transmetuesit kryesorë në vend.

Në fjalimin e tij, presidenti i CMG-së Shen Haixiong tha se CMG-ja duhet të vazhdojë të transformohet në një nga organizatat kryesore të medias në botë përsa i përket ndikimit dhe të rrisë kontributetet në përtëritjen kombëtare të Kinës. 

Muzeu shfaq më shumë se 2 mijë artikuj në formën e fjalëve, imazheve, audiove dhe videove, duke kapur çdo moment të rëndësishëm të ngjarjeve të mëparshme të raportimit, teknologjinë më të avancuar të përdorur në programe speciale, përparimet në komunikimin ndërkombëtar, si dhe programet më të preferura nga audienca gjatë pesë viteve të fundit. (Li Huailiang/Edmond)