OKB: 937 kamionë me ndihma për tërmetin kalojnë nga Turqia në Siri
2023-03-25 16:49:29

Foto: VCG

Foto: VCG

Kombet e Bashkuara dhe partnerët vazhdojnë të rrisin dërgesat e ndihmave në rajonet e shkatërruara nga tërmeti në Turqi dhe Siri, njoftoi Zyra e OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare (OCHA), citon “Xinhua”.

Sipas kësaj zyre, 937 kamionë që transportonin ndihma nga shtatë agjenci të OKB-së kaluan në veriperëndim të Sirisë nga Turqia që nga tërmetet e 6 shkurtit.

Për më tepër, OCHA bëri të ditur se pas vizitës së parë ndërinstitucionale në Idlib më 14 shkurt, ka pasur 34 misione ndërkufitare, për gjetjen e fakteve në veriperëndim të Sirisë. Misionet kanë intervistuar njerëz për të vlerësuar nevojat e tyre dhe për të koordinuar reagimin humanitar.

Foto: VCG

Foto: VCG

Nënsekretari i përgjithshëm Martin Griffiths, koordinatori i ndihmës emergjente të OKB-së, përfundoi të mërkurën udhëtimin e tij të dytë në Sirinë e goditur nga tërmeti, tha një zëdhënës i OKB-së në një konferencë për shtyp.

Në Turqi, Kombet e Bashkuara dhe partnerët po furnizojnë rreth 1.25 milionë njerëz në ditë me vakte të ngrohta, bëri të ditur OCHA. Gati 623.000 persona kanë marrë mbështetje për ujë dhe kushtet higjienike.

Partnerët humanitarë ofruan më shumë se 46.000 tenda dhe qindra mijëra batanije, çarçafë, dyshekë, pajisje gatimi dhe komplete higjienike, njoftoi OCHA, duke vënë në dukje se apeli 1 miliard dollarësh për Turqinë është më pak se 19 për qind i financuar. (Irma)