Turqia: Raporti vjetor i të Drejtave të Njeriut i ShBA-së është i pabazuar dhe me plot paragjykime
2023-03-25 17:19:40

Foto: VCG

Foto: VCG

Ministria e Jashtme turke publikoi të premten një deklaratë, duke thënë se Raporti i publikuar nga Departamenti amerikan i Shtetit (DASH) për të Drejtat e Njeriut në Turqi është me burime të panjohura, informacione të rreme, të pabaza dhe plot paragjykime. Turqia e dënon këtë dhe e refuzon plotësisht.

DASH publikoi të hënën "Raportin e të Drejtave të Njeriut 2022", i cili përfshin edhe pjesë për Turqinë. Ankaraja zyrtare tha se Turqia lufton terrorizmin në kuadrin e respektimit të ligjit ndërkombëtar dhe të drejtave të njeriut dhe nuk mund të pranojë që këto masa të shtrembërohen në këtë raport. Turqia vuri në pikëpyetje legjitimitetin dhe besueshmërinë e raportit, duke thënë se ky dokument është tërësisht i motivuar politikisht dhe i mungonte objektiviteti. Ministria e Jashtme turke u bëri thirrje ShBA-ve që të përqëndrohen në të dhënat e veta të të drejtave të njeriut. (Li Huailiang/Edmond)