SHBA - Kalifornia përfshihet nga kushte të vështira të motit
2023-03-25 16:59:25

Foto: VCG

Foto: VCG

Shteti amerikan i Kalifornisë është përfshirë nga kushte të vështira atmosferike. Los Anxhelosi u godit nga një tornado i rrallë të mërkurën, më i forti që është regjistruar në zonë që nga marsi 1983.

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit të SHBA-së (NWS), tornadoja preku një park industrial dhe disa lagje në qytetin e Montebello.

Shtatëmbëdhjetë ndërtesa u dëmtuan dhe 11 të tjera patën dëme të konsiderueshme, sipas “NWS Los Angeles”, shkruan “Xinhua”.

Nga kalimi i tornados një person u plagos, thanë zyrtarët lokalë.

Foto: VCG

Foto: VCG

Po ashtu, më herët një tornado i dobët goditi Carpinteria, një qytet bregdetar në veriperëndim të Los Anxhelosit, i cili shkaktoi disa dëmtime.

Tornadot janë të rrallë në Kaliforni, me më pak se 10 në vit mesatarisht, sipas Administratës Kombëtare Oqeanike dhe Atmosferike të SHBA-së. Shumica e tornadove në shtet janë të vegjël dhe jetëshkurtër.

Të paktën pesë persona humbën jetën për shkak të një stuhie në zonën e Gjirit të San Franciskos, të martën, erërat e forta të të cilit rrëzuan pemë dhe linja elektrike. Era dhe shiu nga Gjiri i San Franciskos në jug deri në Gjirin e Monterey u shkaktuan nga një rënie e jashtëzakonshme e presionit barometrik mbi Paqësorin lindor që meteorologët e përshkruan si “ciklogjenezë shpërthyese”.

Foto: VCG

Foto: VCG

Ekspertët thonë se modeli më i madh i stuhive njëra pas tjetrës që sjellin shi dhe dëborë ekstreme në rajon pas një periudhe të zgjatur thatësire është diçka që ka të ngjarë të vazhdojë të ndodhë ndërsa klima globale ndryshon. Sipas tyre, ndryshueshmëria më e lartë e klimës dhe këto ngjarje moti që godasin nga viti në vit pritet vetëm të rriten. (Irma)