Rusia: ShBA-ja na pengon që të hetojmë incidentin e shpërthimit të gazsjellësit “Nord Stream”
2023-03-25 17:16:28

Foto: VCG

Foto: VCG

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken ka këmbëngulur kohët e fundit se ShBA-të nuk kanë asnjë lidhje me shpërthimin e gazsjellësit “Nord Stream”.

Sipas një raporti të së premtes në uebsajtin “Russia Today”, ambasada ruse në Uashington tha se Shtetet e Bashkuara po pengojnë Rusinë që të hetojë incidentin e shpërthimit të gazsjellësit  “Nord Stream”. Ambasada ruse shton se deklarata e zyrtarëve amerikanë është e pabesueshme për shkak të mungesës së transparencës. 

Pala ruse ka kërkuar vazhdimisht një hetim ndërkombëtar të paanshëm dhe transparent për shpërthimin e gazsjellësit “Nord Stream”. Megjithatë, ShBA-ja dhe disa vende perëndimore e kundërshtojnë fuqimisht këtë. (Li Huailiang/Edmond)