
Kryeministri shqiptar Edi Rama dhe homologu britanik Rishi Sunak (Foto Rtsh)
Gjatë vizitës së kryeministrit shqiptar Edi Rama në Londër, ku u takua me homologun britanik Rishi Sunak, u ra dakord për ngritjen e Dhomës Tregtare të Britanisë së Madhe në Shqipëri, duke iu referuar bashkëpunimit në fushën e biznesit dhe atë universitar, shkruan “RTSH”.
Gjithashtu parashikohet që të dyfishohet fondi i gatishmërisë për përballimin e rrezikut të tregut financiar për financimin e eksporteve britanike në Shqipëri në 4 miliardë paund.
“Dy kryeministrat mirëpritën progresin në bashkëpunimin e biznesit dhe bashkëpunimin universitar, duke përfshirë hapjen e Dhomës së re Britanike të Tregtisë në Shqipëri, dyfishimin e fondit të gatishmërisë për përballimin e rrezikut të tregut për financimin e eksporteve britanike për Shqipërinë në 4 miliardë paund, për lehtësimin e investimeve dhe thellimin e lidhjeve mes universiteteve të Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar”, thuhet në deklaratën e përbashkët për median. (Irma)
