“Demokracia” amerikane, brenda sjell ndarje shoqërore dhe jashtë shkakton luftëra
2023-03-24 11:36:17

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Të dhënat nga Zyra e Regjistrimit të Popullsisë e ShBA-së tregojnë që në vitin 2021, Treguesi Gini - që tregon hendekun ndërmjet të varfërve dhe të pasurve - në ShBA arriti në 0.494, që është rekord i ri. Sipas raportit të Rezervës Federale, pasuria neto e familjeve me të ardhura më të larta në ShBA, që zënë 1 % të mbarë familjeve amerikane, e kaloi për herë të parë vlerën e përgjithshme të pasurisë së familjeve me të ardhura të mesme, të cilat përbëjnë 60 % të familjeve amerikane.

 

Zmadhimi i hendekut mes të varfërve dhe të pasurve në fakt është shkaktuar nga mosbarazia në shpërndarjen e burimeve dhe kjo sjell pakënaqësi e ndarje shoqërore. Sulmi ndaj ndërtesës së Kongresit që ndodhi më 6 janar 2021, ishte një rast ekstrem i ndarjes shoqërore në ShBA që tronditi botën.

 

“Mendoj se kohët e fundit demokracia ka pasur shumë prapavajtje. Ky është pa dyshim një shqetësim dhe mendoj se trazirat e 6 janarit e dëshmojnë në njëfarë mënyre këtë,” thotë një qytetar në Uashington.

 

“Mendoj se gjërat janë polarizuar shumë. Politika, gjithçka,  gjithkush janë shumë të ndarë,” shprehet një tjetër.

 

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Ndërsa themeluesi i medies "Multipolarista" Benjamin Norton thekson:  “Duhet të vë në dukje që ka studime shkencore nga akademikë të respektuar, duke përfshirë një studim që u botua nga një profesor në Universitetin e Princeton-it, që pa ndikimin e publikut në vendimmarrjen në ShBA dhe zbuloi që ka një ndikim shumë të vogël të publikut. Kjo do të thotë se, sipas një kuptimi shkencor të sistemit politik amerikan, ShBA-ja nuk është demokraci. Është një oligarki”.

 

Përballë realitetit të plagëve të veta demokratike, ShBA-ja po eksporton “demokraci” duke u vetëquajtur si “mësuese e demokracisë”, duke ndërhyrë në mënyrë brutale në punët e brendshme të vendeve të tjera dhe madje duke nisura luftëra e “revolucione me ngjyrë”.

 

Eksperti i çështjeve strategjike Ahmed Al-Sharifi thotë: “Sipas mendimit tim, ShBA-ja e pushtoi Irakun jo për arsye që, siç ka deklaruar, donte të përmbyste diktaturën për mirëqenien e popullit irakian, ose ta ndihmonte Irakun të arrinte demokracinë. Përkundrazi, ajo donte të forconte mbizotërimin e saj mbi Lindjen e Mesme dhe e pa Irakun si një pikë kyçe të kësaj strategjie.”

 

Drejtori ekzekutiv i koalicionit për ndalimin e luftrave dhe racizmit ANSWER, Brian Becker, thotë: “Luftë pas lufte pas lufte, të gjitha në emër të demokracisë, gjithmonë për të ndihmuar të tjerët, gjithmonë për një çështje fisnike. Dhe në çdo rast, vendi më pas është bërë më keq.”

 

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Profesori i ligjit ndërkombëtar dhe ish-zyrtari i Këshillit të të Drejtave të Njeriut të OKB-së, Alfred de Zayas, vëren: “Janë të paligjshme. Të gjithë kanë shkelur Kartën e Kombeve të Bashkuara dhe të drejtën zakonore ndërkombëtare. Ekziston një parim shumë i vjetër dhe i fortë i së drejtës ndërkombëtare që nuk lejon ndërhyrjen  në punët e brendshme të të tjerëve.”

 

Parlamentari indonezian dhe kryetari i Partisë së Drejtësisë së Përparuar, Nasir Xhamil, u shpreh: “Demokracia e vërtetë në botë duhet të përfaqësojë barazinë e të gjitha kombeve. Nuk është e përshtatshme që një vend të detyrojë një tjetër, por ShBA-ja po i detyron kombet e tjera të ndryshojnë sistemet e tyre politike, zgjedhore dhe ligjore. Mendoj se kjo nuk është e drejtë.”

 

Profesori i Universitetit të Teheranit, Foad Izadi, nga ana e tij, thotë: “Demokracia është kthyer në një armë nga ShBA-ja, por kjo armë nuk luan rolin e duhur, sepse gjendja e brendshme demokratike në ShBA nuk është e mirë. Sistemi politik amerikan është shumë i korruptuar.”