Ndihma e Polonisë për Ukrainën për vitin 2022 sa 1 për qind e PBB-së
2023-03-24 15:00:42

Foto nga VCG

Ndihma që Polonia i dha Ukrainës vitin e kaluar ishte e barabartë me 1 për qind të prodhimit të brendshëm bruto (PBB) të vendit, deklaroi ministrja polake e Financave, Magdalena Rzeczkowska, citon “Xinhua”.

Rzeczkowska deklaroi për “Radio Zet” se kostoja e ndihmës për Ukrainën është rreth 1 për qind e PBB-së, që është rreth 30 miliardë zloty (6.9 miliardë dollarë amerikanë).

Ndihma erdhi nga buxheti qendror i Polonisë, buxhetet e qeverisë lokale dhe buxheti i ushtrisë, tha ajo.

Polonia ka hapur kufijtë e saj për miliona ukrainas që nga konflikti Rusi-Ukrainë dhe ka prezantuar një sërë skemash ndihme.

Sipas një vlerësimi paraprak të publikuar nga Statistikat e Polonisë në janar, PBB-ja reale e vendit u rrit me 4.9 për qind nga viti në vit në vitin 2022.

Ministrja tha gjithashtu se rreth 780.000 qytetarë ukrainas janë duke punuar në Poloni dhe një numër prej tyre kanë krijuar biznese në vend, kështu që në një farë mënyre po kontribuojnë edhe në rritjen e ekonomisë. (Irma)