Parlamenti i Suedisë miraton anëtarësimin e vendit në NATO
2023-03-24 09:52:14

Foto nga VCG

Parlamenti suedez miratoi anëtarësimin e vendit në NATO. Anëtarët e Asamblesë më të lartë vendimmarrëse në Suedi votuan me 269 vota pro dhe 37 kundër, një tekst që miraton pranimin e Suedisë në Aleancën e Atlantikut të Veriut, shkruan “Xinhua”.

Hungaria dhe Turqia mbeten dy pengesat e fundit midis 30 anëtarëve të NATO-s për të ratifikuar pranimin e Suedisë dhe Finlandës në aleancën ushtarake.

Po ashtu, Parlamenti suedez, Riksdag, votoi edhe një propozim të paraqitur nga Partia e Majtë dhe Partia e Gjelbër për të nxjerrë jashtë ligjit armët bërthamore në territorin e Suedisë si në kohë paqeje ashtu edhe në kohë lufte.

Suedia dhe Finlanda hoqën politikat e tyre prej dekadash të mosangazhimit ushtarak dhe aplikuan për t'u bashkuar me NATO-n majin e kaluar.

Presidenti i Turqisë Rexhep Tajip Erdogan ra dakord të premten t'i kërkonte parlamentit të vendit të tij të votonte për ofertën e Finlandës për anëtarësim në NATO, por vonoi atë të Suedisë, duke thënë se Finlanda ka ndërmarrë hapa konkretë për të adresuar shqetësimet e sigurisë së Turqisë. (Irma)