Sondazhi i CGTN-it: 88.1 % e të pyeturve vlerësojnë lart arritjet e Kinës në luftën kundër COVID-19
2023-03-24 20:59:18

VCG

VCG

Deri në 88.1 % e të pyeturve në një sondazh global vlerësuan lart arritjet e Kinës në luftën kundër pandemisë së COVID-19, ndërsa shifra arrin në 93.4 % ndër të pyeturit nga vendet aziatike, afrikane dhe amerikanolatine.

2 101 veta nga 21 vende morën pjesë në këtë sondazh të kryer nga Instituti i Studimit të Politikave i CGTN-it.

Rezultati i sondazhit tregon gjithashtu se Kina ka fituar respektin e mbarë botës për efektshmërinë e lartë në bashkërendimin e masave kundër pandemisë me zhvillimin ekonomik e shoqëror në luftën 3-vjeçare kundër COVID-19. 

Malcolm Clarke, një kineast filmash dokumentarë nga Britania e Madhe, tha: "Bota duhet ta shikojë çfarë po përpiqet të bëjë Kina dhe se si e mban Kina përgjegjësinë për popullin e vet në një mënyrë ndryshe nga vendet e tjera."

VCG

VCG

Clarke, që ka jetuar në Kinë gjatë tre vjetëve të fundit, tha se ai është "një përfitues i përpjekjeve të Kinës për të mbrojtur jetën dhe shëndetin e popullit të saj." (Xu Guang)