"AL Jazeera": “Si e fitoi propaganda e ShBA-së ‘hapësirën e betejës’ në Irak”
2023-03-24 14:39:22

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Televizioni "AL Jazeera" i Katarit publikoi të hënën në uebsajtin e vet një opinion me titull “Si e fitoi propaganda e ShBA-së ‘hapësirën e betejës’ në Irak”, sipas të cilit Lufta e Irakut mund të quhet si një plan i posaçëm i agjencive të zbulimit ushtarak të ShBA-së në medie, me qëllim për arritjen e objektivave strategjike. Pasoja është që një sërë njoftimesh të shtrembëruara mediatike kanë fshehur faktet e vërteta.

 

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Në artikull thuhet që, në mbarë shekullin e 20-të, lufta e propagandës ka ekzistuar bashkë me luftën ushtarake. Në Irak, roli i propagandës shkonte përtej zbukurimit të veprimeve ushtarake, duke krijuar shënjestra dhe duke vendosur objektiva operacionesh ushtarake. Propaganda u bë një mjet i drejtpërdrejtë i luftës, pjesë e operacioneve ushtarake, dhe mediat u përdorën si armë me ngritjen e "fuqisë së butë".

 

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Lufta e informacionit e ShBA-së ka pasur sukses në krijimin e idesë së ligjshmërisë, çka mund të pasqyrohet në qëndrimin e amerikanëve mbi veprimet pushtuese. Shkelja e sovranitetit të Irakut dhe krimet e panumërta në zonat përkatëse janë filtruar nga mediat  dhe ligjërimi politik. Kjo heshtje habitëse ka zbuluar faktin që, 20 vjet pas pushtimit të Irakut, propaganda e ShBA-së më në fund ka arritur fitore në fushëbetejën në Irak.