Kryeministri palestinez bën thirrje për masa ndërkombëtare për t'i dhënë fund nxitjes nga zyrtarët izraelitë
2023-03-24 15:39:22

Foto nga VCG

Kryeministri palestinez Mohammed Ishtaye i bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare që të ndalojë zyrtarët izraelitë nga nxitja e racizmit kundër palestinezëve.

Deklarata e Ishtaye u bë gjatë një takimi me konsullin e përgjithshëm francez në Jeruzalem, Rene Trokaz, në qytetin Ramallah të Bregut Perëndimor, thuhet në një deklaratë zyrtare, cituar nga “Xinhua”.

Ishtaye i bëri thirrje Francës dhe vendeve të tjera të marrin masa për të ndaluar nxitjen nga zyrtarët ekstremistë izraelitë kundër popullit palestinez dhe mos t’u japin atyre platforma për të shprehur racizmin e tyre, thuhet në deklaratë.

Kryeministri palestinez përshëndeti gjithashtu deklaratën e Ministrisë së Jashtme franceze, e cila denoncoi pretendimet e ministrit izraelit të Financave Bezalel Smotrich në Paris, në të cilat ai mohonte ekzistencën e popullit palestinez. (Irma)