Kryediplomati: Vizita e Xi Jinping-ut në Rusi, ngjarje me ndikim të gjerë në gjeopolitikën globale
2023-03-23 11:21:03

Foto nga Xinhua

Këshilltari i Shtetit dhe ministri i Jashtëm i Kinës Qin Gang foli të mërkurën për mediet lidhur me vizitën e presidentit kinez Xi Jinping në Rusi.

Vizita e Xi Jinping-ut ka tërhequr vëmendjen e mbarë botës dhe vlerësohet gjerësisht si një ngjarje madhore dhe me ndikim të gjerë në gjeopolitikën globale, tha Qin.

Ajo ka paraqitur gjithashtu imazhin global të Kinës si një krijuese e paqes dhe ka treguar rolin dhe përgjegjësinë e Kinës si një vend i madh, do të sjellë më shumë qëndrueshmëri në gjendjen ndërkombëtare komplekse dhe do të ndihmojë në ndërtimin e një bote shumëpolare, si edhe do të nxitë demokratizimin e marrëdhënieve ndërkombëtare, vuri në dukje kryediplomati kinez.

Gjatë vizitës, dy krerët e shtetit patën komunikim strategjik të gjatë në kohë dhe të thellë lidhur me çështjet më të rëndësishme, tha Qin, duke vënë në dukje se presidenti Xi ka theksuar që Kina ndjek një politikë të pavarur paqësore dhe gjithmonë i ka marrë vendimet e veta në mënyrë të pavarur, bazuar në faktet.

 Ministri rikujtoi se Xi Jinping-u e propozoi për herë të parë vizionin e ndërtimit të një bashkësie me një të ardhme të përbashkët për njerëzimin gjatë një fjalimi në Institutin Shtetëror të Marrëdhënieve Ndërkombëtare të Moskës 10 vjet më parë, dhe gjatë dekadës së kaluar ky vizion ka gjetur rezonancë dhe mbështetje nga një numër në rritje vendesh.

Kontradikta kryesore në botën e sotme nuk është aspak ajo "demokraci kundër autokracisë" që pretendojnë një numër vendesh, por një luftë midis zhvillimit dhe ndalimit të zhvillimit, midis drejtësisë globale dhe politikës së forcës, tha Qin, duke vënë në dukje se përballë rritjes së unilateralizmit dhe hegjemonizmit, Kina dhe Rusia duhet të konsolidojnë dhe forcojnë më shumë se kurrë bashkërendimin strategjik.

Foto nga Xinhua

Qin tha se Kina dhe Rusia janë të përkushtuara për të nxitur një botë shumëpolare dhe demokratizimin e marrëdhënieve ndërkombëtare, çka përmbush kërkesën për ruajtjen e drejtësisë dhe barazisë ndërkombëtare dhe përshtatet mirë me ndërtimin e një bashkësie me një të ardhme të përbashkët për njerëzimin.

Kjo përfaqëson drejtimin e duhur të përparimit të kohëve e zhvillimit të historisë dhe është përtej fushës së marrëdhënieve dypalëshe, duke pasur një rëndësi globale, shtoi ai.

Niveli i lartë i besimit të ndërsjellë ndërmjet dy krerëve të shtetit ofron udhëzime strategjike dhe një garanci të fortë politike për partneritetin e gjithanshëm strategjik të bashkërendimit për një epokë të re Kinë-Rusi, tha Qin.

Ai shtoi se, ashtu siç ka theksuar presidenti Xi, konsolidimi dhe zhvillimi i marrëdhënieve kino-ruse është një zgjedhje strategjike e bërë nga Pekin duke u mbështetur në interesat themelore të Kinës dhe prirjen e përgjithshme të zhvillimit botëror, që nuk do të ndryshojë apo ndikohet nga ndonjë moment ose ngjarje të veçantë.

Përballë rrethanave të reja, Kina dhe Rusia janë të angazhuara për të nxitur partneritetin e tyre të gjithanshëm strategjik të bashkërendimit, i cili jo vetëm do të sjellë vetëm përfitime për popujt e të dy vendeve, por gjithashtu do të japë kontribute të reja për zhvillimin njerëzor.