Inflacioni në Mbretërinë e Bashkuar kërcen papritur në 10.4 për qind
2023-03-23 16:39:51

Foto nga VCG

Indeksi i çmimeve të konsumit (CPI) i Mbretërisë së Bashkuar (MB) u rrit në 10.4 për qind në 12 muajt deri në shkurt 2023, nga 10.1 për qind në janar. Sipas Zyrës për Statistikat Kombëtare (ONS), rritja prej 10.4 për qind ishte më e lartë se parashikimi prej 9.9 për qind, duke ulur pritshmëritë për një rënie të inflacionit, përcjell “Xinhua”.

Kryeekonomisti i ONS, Grant Fitzner, tha se inflacioni u nxit kryesisht nga rritja e çmimeve të alkoolit në pijetore dhe restorante pas zbritjes në janar. “Çmimet e ushqimeve dhe pijeve joalkoolike u rritën në nivelin e tyre më të lartë në mbi 45 vjet me rritje të veçanta për disa artikuj, pasi kostot e larta të energjisë dhe moti i keq në të gjithë pjesët e Europës çuan në mungesa dhe racionim”,- tha ai. Kontributet në rënie erdhën nga rënia e kostove të karburantit motorik, ku norma vjetore e inflacionit është zbutur për shtatë muaj radhazi, sipas Fitzner.

Rritja befasuese ka shtuar presion mbi Bankën e Anglisë për të rritur përsëri normat e interesit.  (Elona)