Stoltenberg: Të rriten shpenzimet e mbrojtjes, vetëm shtatë anëtarë arritën objektivin
2023-03-23 10:52:25

Foto nga VCG

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, u kërkoi vendeve anëtare të përshpejtojnë rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes pasi shifrat e reja treguan se më pak se një e katërta e tyre i kishin përmbushur objektivat e aleancës.

Stoltenberg tha se konflikti në Ukrainë tregoi se aleatët e NATO-s duhet të përgjigjen duke vendosur dhe përmbushur synime më ambicioze të shpenzimeve ushtarake, bën të ditur “ATSH”.

“Shtatë nga 30 vendet e aleancës përmbushën objektivin aktual për të shpenzuar 2% të PBB-së për mbrojtjen në 2022-shin, më pak se në 2021-shin”,- sipas vlerësimeve në raportin vjetor të NATO-s.

Anëtarët e NATO-s kanë rritur vazhdimisht shpenzimet e tyre të mbrojtjes por ritmi për rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes nuk është mjaft i lartë.

Shifrat në raport treguan se Kroacia dhe Franca ishin më afër arritjes së objektivit prej 2%, ku secila shpenzon rreth 1.9% të PBB-së për mbrojtjen. (Elona)