Mediat amerikane: Administrata e Biden-it planifikon t'i japë fund emergjencës së shëndetit publik për koronavirusin e ri
2023-03-23 12:55:12

Foto nga VCG

Rrjeti televiziv amerikan CBS njoftoi të martën se administrata e presidentit amerikan Joe Biden vendosi t'i japë fund në maj emergjencës së shëndetit publik të shkaktuar nga epidemia e koronavirusit të ri, gjë që do të sjellë ndryshime rrënjësore në të tërë sistemin e sigurimeve mjekësore në ShBA. Pa kërkesa të njësuara federale, shtetet dhe kontetë e ShBA-së do ta gjurmojnë në mënyra të ndryshme përhapjen e koronavirusit. Gjithashtu, ndërsa spitalet do t'i ofrojnë ende të dhëna për COVID-19 qeverisë federale, ato mund ta bëjnë këtë më rrallë.

Sipas raportit të së mërkurës të gazetës "Washington Post" , një numër zyrtarësh aktualë dhe të mëparshëm kanë thënë se Shtëpia e Bardhë do ta shpërndajë ekipin e reagimit ndaj epidemisë pas përfundimit të emergjencës së shëndetit publik në maj. Raportohet se disa anëtarë të këtij ekipi janë larguar nga puna. Ekipi i Reagimit ndaj Epidemisë së Koronavirusit të Ri i Shtëpisë së Bardhë u krijua në shkurt 2020 dhe u zgjerua dikur deri në më shumë se 30 anëtarë. (Çang Çuo)