Udhëheqësi i lartë i Iranit thotë se është i gatshëm të punojë me kusht me europianët
2023-03-23 16:30:32

Foto nga VCG

Udhëheqësi suprem i Iranit, Ali Khamenei, deklaroi se vendi është i gatshëm të punojë me çdo vend europian që nuk do t'i bindet verbërisht politikave të SHBA-së.

Lideri i bëri komentet në një fjalim para njerëzve në qytetin verilindor të Mashhadit në ditën e parë të vitit të ri në Iran, bën të ditur “Xinhua”.

Ai tha se Irani gjithashtu planifikon të përmirësojë më tej marrëdhëniet e tij me vendet aziatike, afrikane dhe të Amerikës Latine.

Udhëheqësi i lartë iranian tha se Perëndimi ka bërë përpjekje për të izoluar Iranin, por ajo që ndodhi në terren ishte se lidhjet me Azinë u bënë 100 për qind më të forta dhe do të vazhdojnë marrëdhënie politike, ekonomike, teknike dhe shkencore me shtetet aziatike.

Ai vlerësoi gjithashtu forcën dhe rezistencën e popullit iranian kundër komploteve të armiqve. (Elona)