“Novozymes” zgjeron investimet në Kinë me pikëpamje pozitive
2023-03-23 14:55:37

Foto nga VCG

Foto nga VCG

“Novozymes”, një ofrues danez i produkteve biologjike, ka qenë në Kinë që nga vitet 1970 dhe e shikon si një vend të rritjes dhe mundësive. Kompania është e etur të përfitojë nga mundësitë në vend duke intensifikuar fokusin e saj në inovacion. Drejtuesit e kompanisë e shikojnë Kinën si një treg me prioritet strategjik, pasi ka infrastrukturë të fortë prodhuese, zhvillim të shpejtë digjital dhe është një treg i madh konsumi i pashfrytëzuar.

 

Foto nga VCG

Foto nga VCG

“Novozymes” zgjeron investimet në Kinë me pikëpamje pozitive

 

“Novozymes”, një ofrues danez i produkteve biologjike, bëri të ditur se Kina është një vend i rritjes dhe mundësive. Kompania e sheh bioteknologjinë si një katalizator për transformimin e qëndrueshëm të Kinës dhe do të vazhdojë të zgjerojë investimet në vend.

 

Kompania ka qenë në Kinë që nga vitet 1970 dhe është e etur të përfitojë nga mundësitë në vend duke intensifikuar fokusin e saj në inovacion. Me pandeminë Covid-19, biznesi i “Novozymes” në Kinë luajti një rol të rëndësishëm në strategjinë e tij të përgjithshme. Vitin e kaluar, kompania shënoi një rritje prej 9 për qind të shitjeve si në tregjet në zhvillim ashtu edhe në ato të zhvilluara.

 

“Shitjet në rajonin e Azi-Paqësorit përbëjnë 20 për qind të të ardhurave tona totale dhe Kina është kontribuuesi më i madh. Në vazhdim, unë kam pritshmëri të mëdha për kontributin e vazhdueshëm të Kinës në rritjen tonë”,- deklaroi Ester Baiget, presidente dhe drejtoreshë ekzekutive e “Novozymes”.

 

Baiget, e cila vizitoi Kinën kohët e fundit, tha se ajo ka parë atmosferë jashtëzakonisht pozitive në vend dhe është shumë e sigurt për rritjen e ardhshme në Kinë.

 

“Kina është një treg me prioritet strategjik për ne pasi ka infrastrukturë të fortë prodhuese, zhvillim të shpejtë digjital dhe është një treg i madh konsumi i pashfrytëzuar”, tha ajo.

 

Objektet prodhuese të kompanisë në Kinë prodhojnë një gamë të gjerë produktesh, duke përfshirë enzima dhe mikroorganizma, të cilat përdoren në industri të ndryshme, si bioenergjia, ushqimi dhe pijet, si dhe detergjentët e rrobave, si për klientët kinezë ashtu edhe për klientët globalë.

 

Dy nga vendet e saj të prodhimit në Kinë përbëjnë një të tretën e prodhimit global të enzimave të kompanisë. Në sektorin e ushqimit dhe pijeve, enzimat, të cilat janë proteina, mund të ndihmojnë në përmirësimin e strukturës dhe shijes së bukës. Në shëndetin e kafshëve, enzimat mund të përdoren në ushqimin biologjik, i cili është i sigurt dhe miqësor ndaj mjedisit, sipas një raporti mbi industrinë e ushqimit biologjik të Kinës.

 

Kompania është gjithashtu e përkushtuar për të forcuar bashkëpunimin me lojtarët industrialë kinezë dhe për të zgjeruar përpjekjet e saj kërkimore dhe zhvillimore në nivel lokal. Si një motor i fortë rritjeje për tregjet globale dhe lokale, qendra e saj për kërkimin dhe zhvillimin në Kinë funksionon prej 25 vjetësh dhe ka bashkëpunuar me universitete të ndryshme vendase.

 

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Ndërkohë, me zbatimin e përshpejtuar të objektivave të Kinës për kulmin e emetimeve të dyoksidit të karbonit deri në vitin 2030 dhe arritjen e neutralitetit të karbonit deri në vitin 2060, drejtuesit e “Novozymes” u shprehën të emocionuar për premtimin e Kinës, pasi bioteknologjia mund të ofrojë zgjidhje për një sërë sektorësh dhe të kontribuojë në shumë dimensione dhe objektivat e planit të neutralitetit të karbonit të Kinës.

 

Ndërsa politikëbërësit kryesorë të Kinës kanë premtuar përpjekje për të tërhequr më shumë kapital të huaj dhe për të promovuar hapjen e mëtejshme, vendi po ofron mundësi të reja për rritjen e më shumë kompanive shumëkombëshe.

“Potenciali i rritjes së Kinës po çlirohet me një ritëm të përshpejtuar këtë vit. Kompanitë e huaja po përdorin në mënyrë aktive kërkesën e tregut dhe po përshpejtojnë investimet e tyre. Kjo ka reflektuar më tej besimin e tyre në rritjen e biznesit në vend”,- deklaroi Bai Ming, zëvendësdrejtor për kërkimet në tregun ndërkombëtar pranë Akademisë Kineze të Tregtisë Ndërkombëtare dhe Bashkëpunimit Ekonomik, në Pekin.

 

Kompania “Novozymes” është shprehur optimiste në lidhje me përfitimet e mundshme që lëvizje të tilla mund të sjellin për investitorët e huaj.

 

“Ne jemi të kënaqur të shohim përpjekjet e fundit të qeverisë kineze për të optimizuar mjedisin e investimeve për investitorët e huaj dhe për të inkurajuar investimet në energjinë e re, inovacionin dhe demonstrimin e gjelbër dhe me karbon të ulët”,- tha Baiget.