Qeveria franceze i mbijetoi votimit të mosbesimit, miratohet ligji për reformën e pensioneve
2023-03-22 10:03:46

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Qeveria franceze i mbijetoi me vështirësi një mocioni mosbesimi në Parlament, mbi një reformë thellësisht jopopullore të pensioneve. Kjo do të thotë se ligji për reformën e pensioneve konsiderohet i miratuar pa votim në Dhomën e Ulët të Parlamentit. Presidenti francez, Emmanuel Macron, tani ka 15 ditë për të miratuar ligjin, bën të ditur “Xinhua”.

Mocioni i parë shumëpartiak, i paraqitur nga grupi opozitar qendror LIOT, fitoi 278 vota mes deputetëve, vetëm nëntë vota më pak se 287 që kërkoheshin për të rrëzuar qeverinë e kryeministres Elisabeth Borne.

Mocioni i dytë, i paraqitur nga një parti e ekstremit të djathtë mori vetëm 94 vota.

Asambleja Kombëtare e Francës përbëhet nga 577 vende, por duke qenë se aktualisht ka katër vende të lira, numri i votave të nevojshme për të arritur një shumicë është 287.

Pas rezultateve të dy mocioneve të mosbesimit, sindikata më e madhe e Francës, Konfederata e Përgjithshme e Punës, bëri thirrje për përforcim të mobilizimit dhe pjesëmarrje masive në grevat dhe demonstratat më 23 mars.

Sipas planit të qeverisë, nga viti 2027, do të kërkohen të paktën 43 vjet punë për t'u kualifikuar për një pension të plotë. (Elona)