Moskë, organizohet tryeza e rrumbullakët "Modernizimi i stilit kinez dhe rastet e reja të botës"
2023-03-22 20:55:19


Grupi Mediatik i Kinës (CMG) dhe Grupi Mediatik Ndërkombëtar “Rusia e Sotme” organizuan së bashku të mërkurën në Institutin Shtetëror të Marrëdhënieve Ndërkombëtare të Moskës tryezën e rrumbullakët të mediave kino-ruse "Modernizimi i stilit kinez dhe rastet e reja të botës".

Kryetari i CMG-së Shen Haixiong 

Kryetari i CMG-së Shen Haixiong dhe drejtues të mediave kryesore dhe universiteteve ruse, funksionarë të dy qeverive dhe ekspertë e studiues diskutuan mbi temën "Rruga e modernizimit që përputhet me situatën kombëtare të vendit". Pjesëmarrësit në këtë tryezë të rrumbullakët ishin njëzëri të mendimit se Kina ka realizuar një rrugë modernizimi që përputhet me situatën e vet kombëtare, duke u ofruar një shembull suksesi vendeve të tjera dhe duke hapur rrugë të reja për qytetërimet njerëzore.

Shen Haixiong-u theksoi në fjalimin e vet që, para 10 vjetësh, në Institutin Shtetëror të Marrëdhënieve Ndërkombëtare të Moskës, presidenti kinez Xi Jinping shpjegoi për herë të parë konceptin e bashkësisë me fate të përbashkëta të njerëzimit, që gjeti jehonë të gjerë në bashkësinë ndërkombëtare. Përballë ndryshimeve të pashembullta në një shekull të shoqërisë njerëzore, presidenti Xi paraqiti kauzën madhore të kohës, "modernizimin e stilit kinez", që pasqyron urtësinë, guximin dhe ndërgjegjen e politikanit të madh me mision fisnik.

Nënkryetari i parë i Komisionit të Çështjeve Ndërkombëtare të Këshillit të Federatës Ruse Andrey Denisov

Nënkryetari i parë i Komisionit të Çështjeve Ndërkombëtare të Këshillit të Federatës Ruse Andrey Denisov vuri në dukje se pala ruse i ka përkrahur propozimin e presidentit të Kinës për formimin e bashkësisë me fate të përbashkëta të njerëzimit dhe nismën "Një brez, një rrugë" dhe do të ruajë bashkërisht paqen e sigurinë botërore brenda kornizës së Nismës së Sigurisë Globale. Ai theksoi se modernizimi i stilit kinez shfaq epërsinë e modelit të zhvillimit të Kinës dhe ka rëndësi të madhe për t’u marrë si pikë referimi. (Xu Guang)