Shtohet numri i viktimave nga "grindjet në rrugë" në ShBA
2023-03-22 16:04:17

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Të hënën, gazeta amerikane "USA Today" botoi një artikull, ku thuhet se në vitin 2022, mbi 550 veta u qëlluan me armë në incidente të grindjes në rrugë në ShBA. Kjo do të thotë se  në çdo 16 orë, ka pasur mesatarisht një të vrarë ose të plagosur me armë nga "grindjet në rrugë". Ky është bërë një problem serioz në ShBA.

Sipas artikullit, që nga viti 2018 deri më 2022, numri i viktimave nga armët gjatë "grindjeve në rrugë" është shtuar rreth dy herë në vit. Kjo dukuri shkaktohet ndoshta nga presioni i sjellë nga pandemia e COVID-19 dhe shtimi i shitjes së armëve vitet e fundit në ShBA. Profesori i psikologjisë i Universitetit të Wisconsin-Green Bay Ryan Marti vuri në dukje se pandemia dhe paqartësia ekonomike në ShBA kanë shkaktuar rritjen e presionit dhe shqetësimeve të banorëve amerikanë. (Fani)