Ekspertët shohin një mburojë të politikave makro për ekonominë
2023-03-22 16:18:28

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Banka Popullore e Kinës njoftoi javën e kaluar se do të reduktonte raportin e rezervës së detyruar për institucionet financiare me 0.25 pikë përqindjeje më 27 mars, për të mbajtur në mënyrë të arsyeshme likuiditetin në sistemin bankar. Ekspertët mendojnë se vendimi për të ulur raportin e rezervës së detyruar, i cili përcakton sasinë e parave të gatshme që bankat duhet të mbajnë si rezervë, ka dhënë një sinjal të qartë se politikëbërësit kinezë janë të prirur të ruajnë mbështetjen e politikës makroekonomike në mes të luhatshmërisë financiare globale në rritje dhe rreziqeve ekonomike.

 

Në Kinë pritet të ketë masa të vazhdueshme për të mbrojtur rimëkëmbjen ekonomike të vendit nga pasiguritë e jashtme, pasi Banka Qendrore forcoi mbështetjen e politikës me një reduktim të rezervave të detyruara të institucioneve financiare, thanë ekspertët. Sipas ekspertëve, vendimi për të ulur raportin e rezervës së detyruar, i cili përcakton sasinë e parave të gatshme që bankat duhet të mbajnë si rezervë, ka dhënë një sinjal të qartë se politikëbërësit kinezë janë të prirur të ruajnë mbështetjen e politikës makroekonomike në mes të luhatshmërisë financiare globale në rritje dhe rreziqeve ekonomike.

 

Banka Popullore e Kinës njoftoi javën e kaluar se do të reduktonte raportin e rezervës së detyruar për institucionet financiare me 0.25 pikë përqindjeje më 27 mars, për të mbajtur në mënyrë të arsyeshme likuiditetin në sistemin bankar. Nga kjo lëvizje vlerësohet të lëshohen në treg rreth 500 miliardë juanë (72.67 miliardë dollarë), duke ndihmuar në stabilizimin e kostove të huamarrjes dhe forcimin e aftësisë së bankave vendase për të kundërshtuar çdo përhapje të rreziqeve financiare globale në rritje, thanë ekspertët.

 

“Më e rëndësishmja është se kjo lëvizje dërgon një sinjal se politikëbërësit po marrin një qasje proaktive për të mbështetur ekonominë, pasi relaksimi vjen edhe kur të dhënat ekonomike dhe financiare po rriten”,- tha Zhong Linnan, analist makroekonomik në “GF Securities”.

 

Foto nga VCG

Foto nga VCG


Më shumë mbështetje përsa i përket politikave monetare, fiskale dhe industriale mund të jetë në gatishmëri, tha Zhong, duke vënë në dukje se Banka Qendrore ka bërë të ditur se shkurtimi është pjesë e një kombinimi optimal të politikave makro për t'i shërbyer ekonomisë reale. Ekspertët thanë se është e mundur që normat kryesore të kredisë - normat bazë të huadhënies të bazuara në tregun e Kinës - mund të ulen pak këtë vit dhe të ndihmojnë në rritjen e kërkesës së brendshme. Të hënën, norma kryesore e kredisë njëvjeçare u mbajt e pandryshuar në 3.65 për qind, sipas bankës.

 

“Fusha dhe mundësia e rënies së normave kryesore të kredisë do të mbetet gjatë pjesës tjetër të vitit, pasi ulja e raportit të rezervës së detyruar do të ndihmojë në uljen e kostove të financimit të bankave”,- tha Yan Se, profesor i asociuar i ekonomisë së aplikuar në Shkollën e Menaxhimit Guanghua të Universitetit të Pekinit.

 

Sipas tij, politika monetare e Kinës pritet të mbetet relativisht akomoduese këtë vit për të zgjeruar kërkesën dhe konsumin e brendshëm, gjë që do të jetë çelësi për të kompensuar rreziqet negative me të cilat përballen eksportet, sepse stresi në sistemin bankar ndërkombëtar mund të pengojë zgjerimin global të kredisë dhe të dëmtojë rritjen ekonomike. Ndërsa Rezerva Federale e SHBA-së dhe Bankat e tjera Qendrore kanë rritur normat e interesit me ritmin më të shpejtë në vite për të frenuar inflacionin, një numër në rritje bankash kanë pasur probleme me likuiditetin.

 

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Pas dështimit të bankave amerikane “Silicon Valley” dhe “Signature”, banka zvicerane “Credit Suisse” - një bankë globale e rëndësishme sistematike - arriti një marrëveshje shpëtimi me “UBS” gjatë fundjavës, ku kjo e fundit do ta blejë atë për 3 miliardë franga zvicerane (3.23 miliardë dollarë). Ekspertët paralajmëruan se trazirat mund të evoluojnë më tej pasi cikli i rritjes së normës së Rezervës Federale në SHBA ende nuk ka përfunduar. Pavarësisht brishtësisë së jashtme në rritje, Kina është ende e aftë të arrijë objektivin e saj vjetor të rritjes së prodhimit të brendshëm bruto prej rreth 5 për qind, sipas Yan.

 

Ka të ngjarë që PBB-ja e Kinës të rritet me më shumë se 5.5 për qind këtë vit, tha ai, falë vrullit të brendshëm të ekonomisë për t'u rikuperuar nga ndikimi i Covid-19 dhe mbështetjes së vazhdueshme të politikave të vendit.