Xi dhe Putini takohen me gazetarët
2023-03-22 11:36:33

Foto nga Xinhua

Foto nga Xinhua

Presidenti kinez Xi Jinping dhe homologu i tij rus Vladimir Putin zhvilluan të martën një takim të përbashkët  me gazetarët  pas bisedimeve dypalëshe.

 

Xi vuri në dukje që zhvilloi me presidentin Putin bisedime të sinqerta, miqësore dhe të frytshme, duke pasur shkëmbime të thella mendimesh mbi marrëdhëniet dypalëshe dhe çështjet e rëndësishme ndërkombëtare e rajonale dhe duke arritur shumë konsensuse të rëndësishme. "Kemi nënshkruar dhe publikuar deklaratën e përbashkët Kinë-Rusi për thellimin e partneritetit me bashkërendim të gjithanshëm strategjik në epokën e re dhe deklaratën e përbashkët për drejtimin e rëndësishëm të bashkëpunimit ekonomik Kinë-Rusi deri në vitin 2030, ku janë planifikuar marrëdhëniet dypalëshe në fushat e ndryshme për fazën e ardhshme,” tha Xi.

 

Me tej ai theksoi që, bashkë me homologun rus, kishte arritur konsensus që të dy palët duhet të shtojnë bashkërendimin dhe planifikimin e nivelit të lartë, të zgjerojnë tregtinë në fushën e energjisë, burimeve dhe produkteve elektromekanike, të shtojnë elasticitetin e zinxhirëve të industrisë dhe furnizimit, të zgjerojnë bashkëpunimin në teknologjinë e informacionit, ekonominë digjitale, bujqësi dhe tregtinë e shërbimeve, të nxisin përplotësimin dhe zhvillimin e përbashkët të tregtisë tradicionale e sektorëve të rinj dhe të lehtësojnë më tej transportin e logjistikën ndërkufitare.

 

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Të dy palët vunë në dukje që, si vende anëtare të përhershme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, Kina dhe Rusia duhet të vazhdojnë të ruajnë, bashkë me komunitetin ndërkombëtar, normant bazë të marrëdhënieve ndërkombëtare të bazuara në parimet e Kartës së OKB-së. Kina dhe Rusia do të shtojnë bashkëpunimin në kuadër të mekanizmave shumëpalësh ndërkombëtarë, si Organizata e Bashkëpunimit të Shangait, BRICS e G20, do të zbatojnë multilaterizmin e vërtetë, do të nxisin mëkëmbjen ekonomike pas pandemisë dhe do të shtojnë forcën konstruktive për të krijuar një strukturë globale shumëpolare dhe për përmirësimin e qeverisjes globale. Po ashtu, të dyja vendet do të japin më shumë kontribut për sigurinë ushqimore e energjetike dhe stabilizimin e zinxhirëve të industrisë e furnizimit, duke nxitur bashkërisht krijimin e një bashkësie me fate të përbashkëta të njerëzimit.

 

Xi theksoi që, për krizën e Ukrainës, Kina gjithmonë zbaton parimet e Kartës së OKB-së, mban qëndrim objekiv dhe të drejtë, bën përpjekje aktive për të nxitur bisedimet e paqes, e përcakton qëndrimin e vet sipas fakteve dhe qëndron me vendosmëri në anën e paqes e të dialogut dhe në anën e drejtë të historisë.