Eriola Hoxha : Unë kam një mision "Të jem e drejtë në jetë"
2023-03-21 10:05:00

Eriola Hoxha është pedagoge në fakultetin e shkencave politike në Tiranë.
E përkushtuar për të sjellë më të mirën tek studentët, ajo tregon se ky profesion i ka ndryshuar jetën dhe është profesioni më i bukur dhe  nuk do të ndalojë kurrë se dhëni mësim. Eriola Hoxha është eksperte në ekonomi dhe ofron nga dija e saj për shumë hapësira mediatike këshilla apo trajton çështje që lidhen me ekonominë.  Gjithashtu ajo është kandidate për deputete pranë Partisë Socialiste në platformën  “Deputeti që duam”.

CMG: Sa e vështirë është të jesh grua në karrierë , si në pedagogji ashtu edhe në politikë?

Eriola Hoxha: Është shumë i vështirë dhe sfidues ky terren për gra dhe vajza, por kur kjo mbështetje vjen nga vetë gratë për gratë atëherë bëhet çdo gjë me e bukur dhe me e thjeshtë.

Është për t'u vlerësuar që edhe ju si media si asnjëherë tjetër reflektoni mbështetje maksimale për profile njerëzish, të cilët tregojnë rrugëtimin e tyre, paraqesin pikat më të forta apo më të dobëta dhe kjo ju shërben si një formë e mirë për të njohur veten dhe për të motivuar të tjerët.

CMG: Eriola, mund të ndalemi tek fëmijëria juaj dhe kutia e kujtimeve tuaja ?

Eriola Hoxha : Po. Unë kam pasur dhe vijoj të kem një kuti të mbushur me kujtime nga fëmijëria ime. Kujtimet mbeten ato që janë në fund të erërave që sjell historia ime. Unë si një zonjushë në këtë moshë ku jam, patjetër që kam ardhur nga një familje të cilën e vlerësoj dhe e dua shumë.

Vij nga një familje shumë e thjeshtë tek e cila kam gjetur përherë mbështetje dhe vëmendjen e duhur për të bërë hapa përpara. Kam qenë natyrë selektive dhe e mënjanuar për të marrë përherë vendimet e duhura.

Shoqëria vazhdimisht ka probleme dhe mbështetja e familjes është gjithmonë e rëndësishme. Kam një vëlla më të vogël, i cili për mua ka një rëndësi sikur të jetë më i madh. Ajo që jam unë sot i detyrohem familjes sime.

Ajo që ata më kanë thënë përherë është se : "Duhet të jem mirënjohëse në jetë edhe për një karamele".

CMG: Sa e rëndësishme është bota e akademisë për ju ?

Eriola Hoxha: Unë nuk do të rresht kurrë se dhëni mësim, është tepër e rëndësishme për mua të kem një kontakt me botën e studentëve. Ata janë e ardhmja jonë dhe kanë tejmase nevojë për ne dhe tejçimin e dijeve. Çfarëdo që të ndodhë në jetën time apo sido të marr unë vendime, akademia do të vijojë të jetë një fushë për të cilën do të punoj pa u lodhur.

CMG: Si kanë qenë pikënisjet tuaja, si i kujtoni vitet kur thurrnit ëndrra për karrierën?

Eriola Hoxha:  Unë kam qenë një vajzë që kam pritur shumë. Fillimisht kam parë, kam ndjekur shembujt më të mirë të mundshëm.

Kam qenë mes deshirës për të lexuar shumë , për të parë shumë dhe për të marrë vendime cilësore. Kujtoj të kem  pasur një lidhje shumë të ngushtë me radion dhe aty dëgjoja shumë dhe kjo më bëri të jem e lidhur ngushtë edhe me botën e medias, duke e vlerësuar radion si një media e cila fuqinë me te madhe ka fjalën. Kësisoj i them faleminderit familjes që më ka mësuar të qëndroj drejt .

Unë di t’i them gjërave “Po” dhe “Jo” në momentin e duhur .

CMG:  Cili është qëllimi juaj në jetë ?

Eriola Hoxha:  Të gjitha qëllimet e mia kanë nisur që fëmijë dhe vijoj ende dhe sot të punoj për qëllimet e mia.Unë kam ndjekur shumë politikë të huaj dhe shqiptare dhe sot e kësaj dite e vazhdoj këtë ëndërr dhe këtë qëllim.Kam dashur në fakt të bëhem gazetare, por për shumë arsye nuk e dërgova ëndrrën time deri në fund, megjithëse nuk është asnjëhërë vonë.Unë jam me parimin që çfarë bëjmë në moshë të vogël, është shumatroja e asaj që bëhemi kur rritemi. Shumë gjëra që kam lexuar kur kam qenë e vogël, sot më shërbejnë së tepërmi dhe mendoj që fuqinë që ka leximi qoftë në shtimin e motivimit apo edhe nxitjen e qëllimeve është tepër i rëndësishëm. Unë kam zbuluar me kohë pasionin dhe dashurinë për politikën, jo vetëm si politikane por për të sjellë diçka ndryshe në politikëbërje. Kam vënë re që çdo fushë ashtu edhe politka ka nevojë për njerëz dhe ide. Unë kam qëllimin të frymëzoj me fjalimet e mia të cilat mbi të gjitha duhet të kenë vizion.

Ajo që më bëri të sjell ndryshim në politikën shqiptare është që të bëj njerëzit të besojnë tek fuqia e tyre dhe tek politika në vend. Jemi në vitin 2023 dhe kemi plane afatgjata. Jemi të përshtatshëm me hallet dhe problemet e këtij viti.

CMG: Si e keni menaxhuar faktin që ju gjejmë në disa fusha njëherësh?

Eriola Hoxha:  Zgjedh të kem  modele në jetë, kam një model të thjeshtë, dua vetëm të përcjell frymë pozitive dhe tolerancë. Në aktivitetet e mia unë përpiqem që fjalët që them t’i ndjek edhe me vepra. Funksionoj me parime, jam politikane duke respektuar këdo që ka ide për ta përmirësuar vendin tonë.

Fryma bashkëpunuese është shumë e rëndësishme, të gjithë duhet të jenë aty ku janë si profesionistë mandej si politikanë. Shqiptarët i lidh bashkë atdheu.

CMG: Eriola, çfarë i thoni vetes para pasqyrës?

Eriola Hoxha:   I them vetes përpiqu maksimalisht të lësh gjurmë në jetë, gjurmë pozitive, të cilat do t’i shërbejnë jetës dhe të ardhmes.

Unë i ndërtoj mardhëninet mbi një çelës shumë të forte, që është besimi.

Intervistoi: Megi Latifi