Miniparqet, vendi i lezetshëm rreth nesh
2023-03-21 10:12:04
Në vitin 2023, Pekini do të ndërtojë 22 parqe argëtimi e pyje urbane dhe 10 parqe rurale. Gjithashtu, do të përfundojë restaurimi ekologjik i një sipërfaqeje 80 km katrorë, do të shtohen pyllëzimi e gjelbërimi me 10 km katrorë, si edhe do të krijohen 200 hektarë hapësirë e re e gjelbër urbane. Parqet dhe hapësirat e gjelbra të qytetit do të vazhdojnë të përmirësojnë infrastrukturën, duke u ofruar qytetarëve më shumë hapësira në natyrë për të kaluar kohën e lirë dhe për argëtim.
Lajmet Kryesore
