"Demokracia amerikane" ka dëmtuar jo vetëm Irakun
2023-03-21 17:10:44

"Trazirat pas luftës dëshmojnë se Lufta e Irakut ishte një gabim e fatkeqësi qysh nga fillimi," thuhet në një koment të publikuar të hënën në uebsajtin amerikan "Atlantic". Para disa ditësh, qindra protestues kundër luftës u grumbulluan në sheshin "Lafayette" në veri të Shtëpisë së Bardhë. Ata mbanin pankarta, si "'Jo' luftërave të pandërprera të ShBA-së", "Ndalni ofrimin e fondeve për luftë", "Ndërtoni shkolla, mos bëni bomba", duke e nxitur qeverinë amerikane të rishikojë Luftën e Irakut dhe të ndalojë "makinën e luftës".

Më 20 mars të vitit 2003, nën pretekstin e të ashtuquajturave "armë të shkatërrimit në masë në Irak", ShBA-ja, bashkë me vendet aleate, nisi pushtimin e paligjshëm të Irakut, duke shkaktuar mbi 200 mijë civilë të vdekur e të plagosur, si edhe mbi 9 milionë të pastrehë. Edhe pas 20 vjetësh, ShBA-ja nuk mundi të zbulojë asnjë provë për "armët e shkatërrimit në masë" në Irak.

Sipas të dhënave nga Banka Botërore dhe Organizata Ndërkombëtare e Punës, tani niveli i papunësisë së të rinjve në Irak ka arritur në 1/3 dhe 1/4 e banorëve të këtij vendi jetojnë nën nivelin e varfërisë.

Ish-sekretari i Shtetit i ShBA-së Colin Powell ka pranuar se fjalimi i tij në Këshillin e Sigurimit të OKB-së në vitin 2003 mbi të ashtuquajturat "armë të shkatërrimit në masë në Irak" është një njollë e tij në karrierën e tij. (Xu Guang)