Vendet e BE-së planifikojnë të furnizojnë Ukrainën me municione artilerie
2023-03-21 11:11:50

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Vendet e Bashkimit Europian planifikojnë të furnizojnë Ukrainën me 1 milion municione artilerie gjatë 12 muajve të ardhshëm, deklaruan diplomatët e BE-së.

Vendet duhet të dorëzojnë menjëherë municione nga rezervat e tyre ekzistuese në vendin e shkatërruar nga lufta, shkruan “ATSH”.

Për më tepër, vendet anëtare të BE-së duhet të blejnë bashkërisht më shumë predha 155 mm brenda gjashtë muajve të ardhshëm për të mbështetur Ukrainën në afat të gjatë.

Vendet e BE-së do të paguhen pjesërisht për dërgesat e tyre të municioneve përmes një fondi të BE-së që është përdorur për të financuar dërgesat e armëve në Kiev në muajt e fundit.

Planet fillestare parashikojnë që një total prej 2 miliardë eurosh të vihen në dispozicion për mbështetjen e municioneve në Ukrainë.

Marrëveshja buron nga shqetësimet se Ukrainës mund t’i mbarojë llojet e rëndësishme të municioneve në të ardhmen e afërt. (Fatosi)