Shkurti shënoi rritje të turistëve të huaj në Shqipëri
2023-03-21 10:40:03

Shqipëria po preferohet gjithnjë e më shumë nga turistët e huaj.

Gjatë muajit shkurt 2023, vendi u vizitua nga 309.325 turistë të huaj, ose 54% më shumë krahasuar me shkurtin 2022, ku vendi u vizitua nga mbi 200 mijë vizitorë të huaj.

Gjatë dy muajve janar-shkurt 2023 kanë hyrë në Shqipëri 686.536 vizitorë të huaj ose 74% më shumë vizitorë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2022, ku në vend hyjnë afro 400 mijë vizitorë të huaj, shkruan “RTSH”.

Shqipëria është renditur si një nga vendet që ka bërë rimëkëmbjen më të madhe pas pandemisë lidhur me turizmin, si dhe është kthyer në një nga destinacionet më të rekomanduara nga mediat prestigjioze në botë. (Fatosi)