Shkrimtari irakian kritikon pushtimin amerikan të Irakut
2023-03-21 11:40:16

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Të dielën, gazeta britanike "The Guardian" botoi artikullin e një shkrimtari irakian me titull "Pas humbjes së 1 milion jetëve, unë nuk mund ta fal atë që terrorizmi amerikan i bëri vendit tim, Irakut". Në artikull thuhet se pushtimi amerikan solli vërtet "një Irak të ri", por sot irakianët përballojnë pasojën e kësaj lufte "antiterroriste", që është përhapja e terrorizmit.

Në artikull kritikohet se "Iraku i ri" i premtuar nga ShBA-ja nuk u solli irakianëve "Starbucks" ose kompani të reja, por autobomba, shpërthime vetëvrasëse, "Al-Kaeda" dhe terroristë të përgatitur në burgjet ushtarake amerikane. Krahas kësaj, pushtimi amerikan i detyroi mbi 1.2 milionë irakianë të largohen nga shtëpia dhe solli mbi 1 milion të vdekur. Në Irak jo vetëm u rrëzua sistemi politik, por bombat me uranium të varfëruar të lëna nga trupat amerikane shkaktojnë ende edhe sot defekte të lindura te fëmijët dhe përqindje të lartë të prekjes nga kanceri në disa zona të Irakut. (Fani)