
Fshati i Darfurit jugor i Hamadës, në veri të kryeqytetit të rajonit Nyala, 3 shkurt 2021. Darfuritë që kanë qenë të zhvendosur për shumë kohë u kthehyen në fshatrat e tyre pas marrëveshjes së paqes midis qeverisë kalimtare të Sudanit dhe grupeve rebele
Vendet dhe institucionet financiare ndërkombëtare përkatëse duhet të rifillojnë ndihmën ekonomike për Sudanin sa më shpejt dhe pa kushte, u shpreh një i dërguar kinez të hënën.
Duke folur në një mbledhje të Këshillit të Sigurimit, Dai Bing, i ngarkuari me punë i misionit të përhershëm të Kinës në OKB, i nxiti po ashtu palët përkatëse që të bëjnë përpjekje për të hequr sanksionet ndaj Sudanit.
Kina është e inkurajuar nga vullneti politik dhe fryma e konsultimeve e shfaqur nga palët e përfshira në procesin politik, u shpreh Dai, duke përmendur përparimet e arritura në situatën politike në Sudan. Por ai shtoi që, në të njëjtën kohë, situata ekonomike dhe humanitare në Sudan mbetet shqetësuese.
Sipas një vlerësimi të OKB-së, në vitin 2023, një e treta e popullsisë së Sudanit ka nevojë për ndihmë humanitare.
Kina ka rezerva për vazhdimin e sanksioneve të Këshillit të Sigurimit për rajonin e Darfurit të Sudanit, u shpreh Dai, duke vënë në dukje që Kina e shtjelloi pozicionin e saj kur Këshilli i Sigurimit miratoi një rezolutë për sanksionet mbi Sudanin në fillim të marsit.
Kina ka theksuar përsëri se sanksionet e Këshillit të Sigurimit ndaj Darfurit jo vetëm nuk kanë baza politike dhe sigurie, por edhe kufizojnë përpjekjet e qeverisë sudaneze për të ruajtur qëndrueshmërinë, për të mbrojtur banorët dhe për të frenuar krimet në terren, tha ai. (Xu Guang)
