Rezerva Federale e SHBA-së dhe Banka të tjera Qendrore vendosin operacione të përbashkëta të likuiditetit
2023-03-21 10:49:17

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Rezerva Federale e SHBA-së njoftoi një lëvizje me Bankën e Kanadasë, Bankën e Anglisë, Bankën e Japonisë, Bankën Qendrore Europiane dhe Bankën Kombëtare të Zvicrës për të rritur likuiditetin në marrëveshjet e shkëmbimit të dollarit, njofton “CGTN”.

Lëvizja bëhet për të përmirësuar efektivitetin e linjave të shkëmbimit në sigurimin e fondeve në dollarë amerikanë. Bankat Qendrore që aktualisht ofrojnë operacione në dollarë amerikanë kanë rënë dakord të rrisin frekuencën e operacioneve të maturimit shtatëditor nga javore në ditore, njoftoi Rezerva Federale në një deklaratë të publikuar së bashku me njoftimet nga pesë Bankat e tjera Qendrore.

Lëvizja e përbashkët e këtyre bankave erdhi pas një marrëveshjeje të ndërmjetësuar nga autoritetet zvicerane e “UBS Group AG” për të blerë rivalin “Credit Suisse Group AG”, në një marrëveshje historike për të parandaluar kolapsin e saj.

Kjo sinjalizon thellësinë e shqetësimit që kanë bankierët qendrorë mbi trazirat e fundit në sistemin financiar në të dy anët e Atlantikut.

Linjat e këmbimit valutor të FED-së filluan në krizën financiare të vitit 2008.

Gjatë krizës financiare, shqetësimet për rrezikun e kredisë dhe kërkesa më e lartë për likuiditet kanë vënë presione të jashtëzakonshme në tregun global të financimit ndërbankar në dollarë.

Normat ndërbankare të shprehura në dollarë u rritën ndjeshëm dhe pjesëmarrësit e tregut raportuan pak ose aspak huadhënie ndërbankare përtej maturimeve njëditore. (Fatosi)