Miami Beach shpall gjendjen e jashtëzakonshme pas të shtënave vdekjeprurëse
2023-03-21 10:52:14

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Qyteti i Miami Beach, në shtetin amerikan të Florida, shpalli një gjendje të jashtëzakonshme dhe shtetrrethim të dielën pas dy të shtënave vdekjeprurëse, njofton “Xinhua”.

Zyrtarët synojnë të vendosin kufizime të ngjashme shtesë të shtetrrethimit nga e enjtja deri të hënën e ardhshme.

Masat erdhën pasi një burrë vdiq dhe një tjetër u plagos nga të shtëna në South Beach të premten mbrëma, dhe nga të tjera të shtëna vdekjeprurëse në Miami Beach mëngjesin e së dielës.

Kryebashkiaku i Miami Beach, Dan Gelber, tha në një videomesazh se prania e armëve të zjarrit ka krijuar një rrezik që nuk mund të kalojë i pakontrolluar.

Sipas Arkivit të Dhunës me Armë, deri tani gjatë këtij viti në Shtetet e Bashkuara kanë humbur jetën rreth 9 mijë persona në sulme të armatosura. (Fatosi)